Manchester United arrin marrëveshje me Eriksen

Christian Eriksen është pajtuar të bashkohet me Manchester United, sipas The Athletic.

Eriksen i ka informuar “Djajtë e Kuq” për dëshirën e tij për të luajtur në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm dhe është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje tre vjeçare me klubin, këtë e ka konfirmuar edhe gazetari Fabrizio Romano.

Tashmë ka nisur procesi i hartimit të kontratave dhe nëse kjo finalizohet, playmakeri 30-vjeçar do të duhet të kalojë testet mjekësore.

Kjo është normale për të gjithë rekrutët dhe nuk parashikohen probleme në atë front, por duke pasur parasysh historinë e Eriksen, është një pengesë e rëndësishme që duhet të kalohet.

Reprezentuesi danez u rrëzua në fushë në Euro 2020 pasi pësoi një arrest kardiak.

Atij iu pajis një defibrilator kardioverter i implantueshëm, që do të thoshte se ai nuk ishte në gjendje të rifillonte karrierën e tij me klubin e atëhershëm Inter Milan për shkak të rregullave të Serisë A.

Klubi italian ra dakord të ndërpresë kontratën e tij përpara se të bashkohej me Brentford. Ai iu bashkua klubit për gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe luajti 11 herë në Premier League, duke shënuar një herë dhe katër asistime.

Eriksen ka luajtur më parë te Tottenham Hotspur midis viteve 2013 dhe 2020. Ai luajti 226 ndeshje në Premier League dhe shënoi 51 gola për skuadrën veriore të Londrës, ndërsa karrierën e filloi te gjiganti holandez Ajax. /syri-vision.tv/

Read Previous

Papa Françesku mohon zërat se është me kancer

Read Next

Trendafilova i kundërpërgjigjet Konjufcës: Nuk mund të krijohet një mekanizëm kontrolli për Gjykatën Speciale