Manchester City dhe Guardiola arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka rënë dakord për një marrëveshje të re dyvjeçare me skuadrën angleze, raportojnë mediat angleze.

51-vjeçari ka qenë në krye të Cityt për gjashtë vjet që kur erdhi nga Bayern Munich në vitin 2016, dhe ai i ka udhëhequr ata drejt një morie trofesh deri më tani.

City ka fituar Premier Ligën në katër nga pesë sezonet e fundit nën drejtimin e Guardiolës, si dhe ka fituar katër Kupa EFL, një Kupë FA dhe dy kurora Community Shieldin.

Guardiola ende nuk e ka udhëhequr Man Cityn drejt kurorës në Ligën e Kampionëve, duke humbur nga Chelsea në finalen e edicionit 2020-21 dhe marrëveshja e tij aktuale do të skadojë në fund të sezonit.

Megjithatë, “The Athletic” pretendon se trajneri katalanas tani është i vendosur të nënshkruajë kontratë të re dy-vjeçare.

Raporti shton se marrëveshja e cila do të shpallet së shpejti do të jetë vetëm një kontratë njëvjeçare, pastaj klubi dhe trajneri mund të zgjedhin ta zgjasin atë për një periudhë më të gjatë nëse dëshirojnë. /KosovaPress/

Read Previous

​Flet Lautaro: Ja pse humbëm nga Arabia Saudite

Read Next

Herve Renard, ‘gjeniu’ që mposhti Argjentinën me Arabinë Saudite