Man United në kërkim të një tjetër portieri, gati 40 milionë euro

I pakënaqur plotësisht me portierin Andre Onanën, Manchester United është duke menduar për një tjetër ‘gardian’.

Sipas medieve britanike, “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për portierin e Nice, Marcin Bulka.

I stërvitur në Chelsea, por që ka qenë edhe pjesë e PSG midis viteve 2019 dhe 2021 për t’iu bashkuar me pas skuadrës franceze, Nice.

Bulka, i cili është titullar tek skuadra franceze nga sezoni i kaluar, gjatë kësaj verë mund të transferohet në Angli.

24-vjeçari kërkohet nga klubi i madh anglez, Man United. Krerët e klubit nga “Old Traffordi” do të provojnë që gjatë kësaj verë, të transferojnë Bulka-n në Premier League.

Madje, siç raportohet, Man United është duke përgatitur ofertën në vlerë 40 milionë euro për portierin e Nice-s.

Portieri Bulka këtë sezon të garave, ka zhvilluar 30 ndeshje me Nice-n dhe ka pësuar 26 gola./rtklive/

Read Previous

Lufta në Ukrainë dhe roli i Perëndimit

Read Next

Një i vdekur dhe një i lënduar, bilanci i një aksidenti në Skivjan