Man City nuk heq dorë nga Paqueta, gati oferta e re për transferimin e brazilianit

Manchester City nuk e ka harruar Lucas Paquetan dhe do të rikthehen sërish për të tentuar transferimin e mesfushorit brazilian.

Citizens tentoi verën e kaluar transferimin e mesfushorit ofensivë, por në fund marrëveshja dështoi.

Reprezentuesi brazilian është i lidhur me West Hamin deri në qershor 2027, por ai dëshiron largimin nga klubi londinez për ta bërë hapin e madh në karrierë.

West Ham refuzoi dy oferta vitin e kaluar nga Manchester City duke mos lejuar largimin e yllit të skuadrës.

Pas ofertës të parë prej 80 milionë eurosh, drejtuesit në ‘Etihad Stadium’ ofruan 101 milionë euro. Por Hammers kërkonin më tepër dhe përfundimisht vendosën çmimin e tij në 110 milionë euro.

Pavarësisht kësaj, transferimi ishte në rrugë shumë të mirë, por gjithçka ndryshoi më 18 gusht, kur doli lajmi për përfshirjen e Paqueta në bastet sportive.

Megjithatë City do të kthehet sërish për t’i kërkuar shërbimet e mesfushorit i cili këtë edicion ka shkëlqyer me tetë gola e shtatë asistime në 36 ndeshje.

Mediat në Angli kanë raportuar se transferimi i brazilianit këtë verë te City mund të kompletohet për një shumë rreth 90 milionë euro. /Telegrafi/

Read Previous

Zeka: Kosova përfitoi ilaçin më të shtrenjtë në botë, trajtimi u bë te një fëmijë

Read Next

​25 vjet nga rënia e Agim Ramadanit