Macron: Pasoja të papara nëse shkelet sovraniteti i Grenlandës

Credit: Reuters

Një shkelje e sovranitetit të Groenlandës do të kishte pasoja të pashembullta, paralajmëroi presidenti francez Emmanuel Macron, para takimit të Këshillit të Ministrave në Pallatin Elysee.

“Ne nuk i nënvlerësojmë deklaratat e Trump për Groenlandën, por nëse shkelet sovraniteti i një vendi evropian dhe aleat, pasojat do të ishin të pashembullta”, shtoi ai.

‘’Franca po e ndjek situatën me vëmendjen më të madhe dhe veprimi i saj do të jetë në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe sovranitetin e saj”, shtoi presidenti. /ATSH-ANSA/

Read Previous

Trump: Po mos t’i fitoja zgjedhjet, SHBA-ja do të bëhej si Irani

Read Next

Rikthimi te Barcelona, Cancelo: Zemra ime ka qenë gjithmonë këtu