Macron: Evropa duhet të reduktojë varësine nga SHBA për sigurinë

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Evropës që të reduktojë varësinë nga Shtetet e Bashkuara, dhe të zhvillojë kapacitetet e veta mbrojtëse duke marrë një rol më të sigurtë në NATO.

Duke folur para gazetarëve pas kthimit në Paris pasi kishte shkuar në Jordani për të marrë pjesë në një samit, Macron ka zbuluar iniciativën e tij për të zhvilluar mbrojtjen evropiane  si një alternativë ndaj NATO-s.

“Një Evropë më e fortë do të mundësojë që kontinenti ynë të bëhet më autonom brenda NATO-s. Kjo do të thotë brenda NATO-s, me NATO-n, por në të njëjtën kohë pa varësi nga NATO”, theksoi Macron, shkruan Wall Street Journal.

“Aleanca nuk është diçka nga e cila duhet të varemi. Aleanca është diçka që unë mund të zgjedh, diçka me të cilën mund të bashkëpunoj… duhet të mendojmë për autonominë tonë strategjike” tha për fund presidenti francez. /Telegrafi/

Read Previous

Pilotët e FSK-së, përfundojnë me sukses të lartë trajnimet në Bazën e Forcave Ajrore të Shqipërisë

Read Next

Përfundon afati kalimtar për lojtarët vendor në elitën e basketbollit kosovar