Luis Suarez tregon arsyen e festimit të golit ndaj Barcelonës

Sulmuesi Luis Suarez këmbëngul se festa e tij për golin e shënuar ndaj Barcelonës nuk ishte kundër trajnerit, Ronald Koeman.

Sulmuesi uruguaian ishte lojtari kryesore në fitoren e Atletico Madridit, 2:0, duke shënuar një gol dhe duke asistuar te goli i Thomas Lemarit.

“Festimi ishte për njerëzit që e dinë që kam të njëjtin numër, kështu që ata e dinë që unë jam akoma në telefon. Ishte diçka për të cilën kisha rënë dakord me fëmijët e mi. Nuk ishte për Koeman, aspak”, deklaroi Suarez. /abcnews.al/

Read Previous

Zbulohet data se kur do të debutojë Sergio Ramos me PSG-në

Read Next

Aktakuzë ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve të VV-së që hodhën gaz lotsjellës në Parlament në vitin 2018