Luftëtari i UFC-së akuzon Islam Makhachev për mashtrim në duelin ndaj Aleksandër Volkanovskit

Ekipi i Islam Makhachev i është përgjigjur akuzave se a mashtroi luftëtari kundër Alexander Volkanovskit në UFC 284.

Dagestanezi mundi australianin në ngjarjen kryesore të UFC 284 për të mbrojtur titullin e tij të peshave të lehta, duke fituar me vendim unanim në Perth.

Makhachev u bë luftëtari i parë që mundi Volkanovskin në UFC, por fitorja e tij është njollosur nga Dan Hooker, i cili ka hedhur disa akuza të rënda në rrjetet sociale.

Ai ka akuzuar 31-vjeçarin se ka përdorur në mënyrë të paligjshme një substancë për t’u rihidratuar pas peshimit për përballjen e tij në kampionat.

Sipas rregullave të Agjencisë Amerikane Anti-Doping (USADA), përdorimi i një substance është i ndaluar dhe konsiderohet një praktikë e paligjshme.

Hooker shkroi në Twitter: “Budallai mendon se mund të fluturojë për në Australi të punësojë një infermiere për t’i dhënë një substancë dhe ne nuk do ta zbulojmë. Qen mashtrues”.

Në një postim tjetër në Twitter, ai shkroi: “Më vërtetoni se kam gabuar”.

I pyetur se kujt i referohej nga një fans, Hooker u përgjigj: “Islami është një mashtrues”.

Megjithatë, bashkë-menaxher i Makhachev, Rizvan Magomedov u kundërpërgjigj ndaj akuzave të egra dhe mohoi çdo shkelje nga kampioni i UFC.

“Ne të gjithë e dimë se kjo është plotësisht një gjepur”, i tha Magomedov MMA Junkie. “Ai (Hooker) është një humbës. Ai është i kripur dhe thjesht kërkon vëmendje, dhe kaq”.

Hooker nuk ka luftuar që nga fitorja e tij ndaj Claudio Puelles në UFC 281 nëntorin e kaluar. Ai ishte i pranishëm në UFC 284 për të mbështetur shokun e tij të skuadrës. /Telegrafi/

Read Previous

Arsenal – Manchester City, parashikim, analizë, statistika dhe formacionet e mundshme të derbit

Read Next

Kurti falënderon deputetin britanik për fjalimin në mbështetje të Kosovës