Lufta në Ukrainë/ Të gjithë sytë nga G7 pasi Zelensky kërkon më shumë përpjekje nga Perëndimi

Presidenti ukrainas pritet të bëjë thirrje të hënën për më shumë armë për vendin e shkatërruar nga lufta dhe shtrëngim të mëtejshëm të sanksioneve perëndimore kundër Moskës tek liderët e G7 në samitin e tyre vjetor në Gjermani.

Udhëheqësi ukrainas, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Madrid nga e marta, dëshiron t’u bëjë presion shtatë liderëve për më shumë mbështetje prej tyre, një ditë pas sulmeve ruse në Kiev, të denoncuara si akte “barbare” nga presidenti amerikan, Joe Biden./AnabelMedia/

Read Previous

Minatori në Kanada gjen një mamuth të mumifikuar 35,000-vjeçar

Read Next

Ky është biznesmeni që humbi më së shumti para nga kriptovalutat