Lufta e Yllit dhe Trepçës për fitoren e dytë nesër mbrëma në Mitrovicë

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do ta zhvillojnë nesër mbrëma ndeshjen e tretë të finales së madhe të “play-offit” në Superligën e basketbollit.

Aktualisht, skuadrat i kanë nga një fitore, të cilat i arritën në shtëpitë përkatëse.

Lojën e parë e fituan bindshëm mitrovicasit në palestrën e sporteve “Minatori”, kurse në atë të dytë therandasit kishin epërsi të lartë, por në fund rrezikuan dhe fituan me rezultat të ngushtë, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, teksa seria e finales është 1-1 me ndeshje, nesër mbrëma, buzë Ibrit do të përcaktohet ekipi që do ta marrë avantazhin në 2-1.

Ndërsa, loja e katërt finale do të luhet të dielën dhe nuk përjashtohet mundësia që aty të përcaktohet kampioni i Kosovës.

Natyrisht, kjo do të mundë të ndodhë vetëm nëse njëri prej këtyre dy finalistëve do t’i bëjë tri fitore, që është kusht për t’u shpallur kampion.

Trepça është duke e pritur titullin e kampionit të Kosovës qe një kohë të gjatë, ndërsa Golden Eagle Ylli synon ta fitojë titullin e tretë në histori dhe atë brenda vetëm pak vitesh. /Gazeta Express/

Read Previous

Banka Botërore mbështet përmirësimin e Shërbimeve për Edukim e Kujdes në Kosovë

Read Next

Bayerni e Interi, në garë për Fernandesin