Loja vrasëse që iu mori jetën 3 motoristëve në Gjermani

Tre motoçiklistë humbën jetën në Gjermani, në atë që policia dyshon se erdhi si pasojë e një loje të frikshme, ku ata sfidojnë njëri-tjetrin se kush shmanget i pari ndërsa udhëtojnë me shpejtësi ballë përballë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës në një event të organizuar nga klubi i motoristëve Knieschleifer në bazën ajrore të Bandeburgut në veriperëndim të Berlinit.

Ndërsa motoristët e tjerë digjnin gomat dhe bënin foto, dy motorë u vunë përballë njëri-tjetrit në pistën e bazës ajrore.

Pjesëmarrësit në event deklarojnë se nuk e panë ngjarjen, por thjesht dëgjuan zhurmat e gomave dhe një përplasje të fortë.

Kur ata mbërritur në pistë panë mbetje të dy motorëve që ishin shpërndarë në një rreze 150 metra dhe tre trupa të pajetë. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por nuk mundi të bënte asgjë./A2news/

Read Previous

Fotot nga tërmeti me magnitudë 7,5 në Meksikë

Read Next

Dështon seanca ndaj ish-ministrit Rikalo