Liverpool, favorit për transferimin e Mason Mount

Liverpooli thuhet se është duke kryesuar garën për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Mason Mount, nëse anglezi vihet në dispozicion.

Reprezentuesi anglez është i preferuari i tifozëve në klubin e Stamford Bridge.

Megjithatë, Mount nuk ka qenë në gjendje të bie dakord për një kontratë të re me Chelsean për momentin.

Sipas mediumit The Mail, nëse ai nuk rinovon deri në verë, Blutë do të kërkojnë ta transferojnë atë për të fituar sa më shumë para.

Më pas, Liverpooli do të ndezë interesin e tyre, pasi Mount është dikush që menaxheri Jurgen Klopp beson se mund të lulëzojë në sistemin e tij.

Reds po ndjekin gjithashtu Jude Bellingham të Borussia Dortmund, por mund ta shohin këtë lëvizje si më të vështirë për t’u përfunduar. /Telegrafi/

Read Previous

Gjon Keka: Gjergj Kastrioti lexonte jetëshkrimet e Plutarkut dhe komentarët e Cezarit

Read Next

SHBA i jep Ukrainës 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake