Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes UNESCO

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë sot një kartolinë nga Liqeni i Shkodrës, të shoqëruar me pamjet e pelikanit dalmat (Pelecanus crispus), shpendi simbolik i kësaj zone.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama njoftoi se liqeni pritet shumë shpejt të përfshihet në listën e zonave të Biosferës të mbrojtura nga UNESCO.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë kartolinë nga Liqeni i Shkodrës, me shpendin simbol të tij, pelikanin dalmat, që shumë shpejt pritet t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kryeministri.

Liqeni i Shkodrës, i njohur për biodiversitetin dhe rëndësinë ekologjike, mbetet një nga pasuritë më të çmuara natyrore të Shqipërisë, duke ofruar habitat për shumë speciet e florës dhe faunës dhe duke luajtur rol kyç në ruajtjen e ekosistemeve të rajonit./KultPlus.com

https://www.facebook.com/watch/?v=1491057208655554

Read Previous

Eileen Higgins bëhet gruaja e parë demokrate që drejton Bashkinë e Miamit pas 30 vjetësh

Read Next

1 vit nga vendosja e gurthemelit të Kampusit të UFAGJ, procesi po shkon mbarë