Ligjvënës amerikanë kërkojnë dëshminë e Mandelson për lidhjet me Epstein

Creator: JEFF OVERS | Credit: AFP

Peter Mandelson, ish-ambasador britanik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ftuar të dëshmojë para Kongresit amerikan lidhur me marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein.

Një letër e dërguar nga dy anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve i kërkon Mandelsonit t’u përgjigjet pyetjeve të Komisionit për Mbikëqyrje të Dhomës, në kuadër të hetimit për aktivitetet e Epstein.

Lidhjet e Mandelsonit me Epstein kanë nxitur thirrje që kryeministri britanik, Keir Starmer të tërhiqet nga detyra.

Kritikët kanë vënë në pikëpyetje gjykimin e Starmerit në emërimin e Mandelsonit si ambasador në SHBA, një post që konsiderohet ndër më prestigjiozët në diplomacinë britanike.

Letra drejtuar Mandelsonit, e nënshkruar nga përfaqësuesit Robert Garcia dhe Suhas Subramanyam, thekson se ”megjithëse nuk shërbeni më si ambasador britanik në Shtetet e Bashkuara dhe keni dhënë dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve, është e qartë se keni pasur lidhje të gjera shoqërore dhe biznesi me Jeffrey Epstein dhe zotëroni informacion thelbësor për hetimin tonë mbi veprimtarinë e tij”.

”Duke pasur parasysh akuzat tronditëse lidhur me sjelljen e Epstein, ju kërkojmë të viheni në dispozicion për një intervistë të transkriptuar me stafin e Komisionit në lidhje me krimet e Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij”, theksonin ata. /ATSH-DPA/

Read Previous

Banka e Shqipërisë përgatit ligjin e ri në përputhje me standardet e BE-së

Read Next

Trump: Liderët e NATO-s janë të gjithë miqtë e mi