Liga e Kampionëve rikthehet me superpërballjen Bayern-Real

Liga më e madh në Evropë, Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjen e parë të gjysmëfinales.

Elita e futbollit evropian, tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare dhe më të zjarrtë.

Bayern Munich dhe Real Madridi ballafaqohen sonte në ‘Alianz Arena’ në duelin e parë të gjysmëfinales.

Përballja mes gjigantit gjerman dhe atij spanjoll, pritet të sjellë një ndeshje tejet dramatike për shkak së të dy skuadrat synojnë të prekin finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i ‘Bavarezëve’, Thomas Tuchel dhe homolog i tij, Carlo Ancelotti, një ditë para sfidës kanë deklaruar se synojnë rezultat pozitiv në këtë duel i cili pritet të prodhojë një sfidë drithëruese.

Duhet cekur se Bayren Munich ka mbetur në lojë vetëm në Ligën e Kampionëve pasi tashmë ka humbur garën në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë.

Ndërkaq, ‘Los Blancos’ po ‘luftojnë’ në të dy frontet, Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.

Ndeshja Bayern Munich-Real Madrid fillon në orën 21:00. /RTKLive/

Read Previous

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Read Next

Rafuna dhe Shahini: Deklaratat për luftë, i frikësojnë investitorët