Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Dje pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 58-të, dëshmitari i radhës i ZPS-së, Nuredin Abazi, ka nisur dëshminë e tij.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar ka qenë pjesëtar i batalionit të UÇK-së në Budakovë, ndërsa më vonë ka shërbyer si këshilltar juridik në zonën e Pashtrikut. /RTK/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Haxhiu e Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

Read Next

Liga e Kampionëve rikthehet me superpërballjen Bayern-Real