Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor që do të mbahet sot në Bruksel.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se Osmani do të ketë takime me liderë të institucioneve të BE’së, ku prioritet i diskutimeve do të jetë heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Temë tjetër që do i jepet prioritet nga Osmani thuhet se është edhe ecja përpara në rrugën e integrimit.
“Në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Përgjatë samitit, Presidentja do të ketë takime me liderë të institucioneve të BE-së dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të tjerë pjesëmarrës lidhur me çështje me interes të Kosovës. Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve”, theksohet në njoftim.
Në agjendën e diskutimeve të Samitit përfshihen gjithashtu Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, forcimi i integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së, si dhe çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, investimet dhe reformat.
“Po ashtu, liderët do të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, përballjen me kërcënimet hibride dhe kibernetike, si dhe menaxhimin e migracionit dhe sfidat e përbashkëta rajonale dhe evropiane”, përfundon njoftimi i Presidencës.
Kujtojme se Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka njoftuar të martën se ka pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku thotë se komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.
Bislimi ka sqaruar se bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro./Repoeteri.net/