Licencohet Bursa Shqiptare e Energjisë

Bordi i ERE ka licencuar në mbledhjen e fundit Bursën Shqiptare të Energjisë, ALPEX, në aktivitetin e operimit të tregut të energjisë elektrike, për një afat 5 – vjeçar

“Kjo shoqëri do të operojë në tregun shqiptar të energjisë elektrike dhe po ashtu ka hapur degën e saj edhe në Kosovë, sipas Vendimit nr. 1, datë 27.01.2021 “Për miratimin e hapjes së Degës së Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Shoqëria “Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike – ALPEX, do të kryeje veprimtari që lidhen me krijimin, menaxhimin dhe administrimin e tregut të organizuar te energjisë elektrike nëpërmjet platformës së tregut, në bazë të ditës, në avancë. Po ashtu, brenda së njëjtës ditë, do të bëhet edhe kompensimin financiar mes pjesëmarrësve të tregut, në përputhje me dispozitat e Ligjit të Sektorit të Energjisë Elektrike, Rregullat e Tregut të energjisë elektrike dhe Modelin e Tregut të energjisë elektrike, në fuqi si dhe bashkimin e tregjeve./Anews/

Read Previous

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Gjakova do të performojë në Shkodër

Read Next

Prokuroria në Gjakovë ngrit 10 aktakuza për sulm seksual, dhunim dhe detyrim në prostitucion