Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Nga një bibliotekë në Toronto thanë se një libër me poezi për fëmijë është kthyer në qarkullim pasi u rikthye aty 43 vjet pas datës së caktuar.
Zyrtarët e Bibliotekës Publike të Torontos thanë se Nicholas Knock and Other People, një libër me poezi nga Dennis Lee, u kthye në degën Danforth-Coxwell këtë muaj pasi ishte marr në tetor të vitit 1978.

“Edhe pse nuk është e zakonshme të mbash një libër për kaq gjatë, ne gjithmonë i mirëpresim librat e bibliotekës,” tha zëdhënësja e bibliotekës, Michelle Leung për Narcity, transmeton Klan Kosova.
Leung shtoi se personi që e huazoi librin nuk do të përballet me gjoba për këtë vonesë.
/KlanKosova.tv/