Leicesteri synon afrimin e Brojës, shqiptari shihet si zëvendësues i Vardyt

Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi shqiptar edicionin e fundit ishte i huazuar te Southampton dhe ka pasur paraqitje mjaftë të mira.

20-vjeçari zhvilloi 38 ndeshje me fanellën e ‘shenjtorëve’ ku shënoi nëntë gola dhe dhuroi një asistim.

Shumë skuadra janë vënë në kërkim të shqiptarit i cili nuk pritet të mbetet në Stamford Bridges.

Napoli, Atalanta, Newcastle United, West Ham United e Everton janë skuadrat që duan transferimin e yllit shqiptar.

Por së fundmi në garë është futur edhe Leicester City, që synon afrimin e sulmuesit të talentuar.

Sulmuesi anglez Jamie Vardy është në moshë të shtyrë dhe Broja shihet si zëvendësuesi adekuat i tij.

Përveç Brojës, Leicester City po synon edhe transferimin e danezit Christian Eriksen.

Chelsea tanimë i ka vendosur çmimin e largimit shqiptarit dhe skuadrat e interesuara për të e dinë se duhet paguajnë mbi 30 milionë euro. 

/Telegrafi/

Read Previous

​Ditët e fundit të qershorit me temperatura edhe deri në 35 gradë celicus

Read Next

​Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë