“Legends Stage”, çdo gjë që duhet të dini për ndeshjen e radhës së “BNE”

Pasi që “Liquid”, “Bad News Eagles” dhe “Imperial” siguruan fitore në raundin e fundit dhe përmbyllën listën e ekipeve të “Legends Stage”, tani janë caktuar ndeshjet hapëse të fazës së dytë të PGL Major në Antwerp.

Pas fitores mbrëmë kundër “MIBR”, “BNE” siguroi kualifikimin tutje në fazën e 16 skuadrave më të mira botërore, ku tani edhe e ka mësuar kundërshtarin e radhës.

Tani, ekipi kosovar do të përballet me skuadrën e “Copenhagen Flames” ku do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë pasi që danezët renditen në vendin e 14 në ranglistën e “HLTV”.

“Copenhagen Flames” ka 195 pikë në këtë ranglistë, kurse “BNE” që zë vendin e 26 momentalisht ka 85 pikë.

Ndeshja mes “Copenhagen Flames” dhe “Bad News Eagles” do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 12:00.

/KosovaPress/

Read Previous

Mehmet Ali Vrioni, misioni më i madh i jetës së tij qe zgjidhja e çështjes shqiptare

Read Next

Ademi: FFK do të vazhdoj të punojë për ngritjen e mëtejme të imazhit dhe cilësisë së futbollit