Maldivet kërkojnë “bisedime kuptimplota” me Britaninë për sovranitetin e Ishujve Chagos
Në prag të debutimit në Champions League kundër Sporting CP, Rafael Leao foli për aventurën e re te Galatasaray dhe largimin nga Milani pas 7 sezonesh kuqezi.
“Falënderoj Galatasaray për gjithçka që ka bërë për mua. Për dy muaj donin të më sillnin këtu dhe unë gjithmonë kam besuar te projekti. Më dha sërish mundësinë të luaj në Champions League. Tifozët janë të jashtëzakonshëm, e përjetojnë klubin deri në fund”.
Përballë Sportingut, skuadra ku Leao u formua: “Është një ekip që e dua shumë, por tani nuk mund të përqendrohem te Sportingu, sepse jam lojtar i Galatasaray. Në çdo ndeshje hyjmë për të fituar. Në Champions do të jetë e vështirë, duhet t’i respektojmë të gjithë kundërshtarët dhe të tregojmë cilësitë tona”.
Për gjendjen fizike tha: “Jam mirë. Pata një dëmtim të vogël, e kalova dy javë më parë dhe tani jam rikthyer”.
Për largimin nga Milani: “Ka momente kur gjërat duhet të ndryshojnë. Pas 7 vitesh mendova se kishte ardhur koha të ndryshoja ambient. I thashë Amorim se doja të largohesha dhe ai e respektoi vendimin tim. Largohem me buzëqeshje dhe me ndjesinë se e kam përmbushur detyrën. Milani më dha shumë dhe edhe unë arrita t’ia shpërblej. Tani jam lojtar i Galatasaray dhe shpresoj që Milani të vazhdojë në nivel të lartë dhe të fitojë trofe të mëdhenj”. /Telesport.al/