Lara Colturi do të jetë flamurmbajtësja e Shqipërisë në Lojërat Dimërore

© Erich Spiess/Red Bull Content Pool

Lara Colturi do të jetë flamurmbajtësja e Shqipërisë në ceremoninë e hapjes në Cortina d’Ampezzo.

Ceremonia do të zhvillohet të premten, duke filluar nga ora 20:00.

19-vjeçarja me origjinë nga Piemonte, Itali, prej kohësh përfaqëson Shqipërinë në garat e skive.

Këtë sezon, Lara ka arritur katër kualifikime në podium në slalom (dy vende të dyta dhe dy të treta) dhe ishte e gjashta në slalom gjigant në Kranjska Gora.

Në Cortina, Colturi do të jetë e para që do të parakalojë për Shqipërinë, e cila përfaqësohet nga katër sportistë në total:

  • Lara Colturi (19 vjeç) – Giant Slalom & Slalom;
  • Lisa Brunga (17 vjeç) – Slalom;
  • Semire Dauti (18 vjeç) – Giant Slalom & Slalom;
  • Denni Xhepa (22 vjeç) – Downhill, Giant Slalom, Slalom & Super G.

/Albanianpost.com

Read Previous

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

Read Next

Kuba thotë se është gati të flasë me SHBA-në, por jo për ndryshimin e regjimit