Lajkatarja, lulja e veçantë e shëndetit

Lajkatarja është plotësisht e ngrënshme, e shijshme dhe plot vlera shëndetësore.

Bima e Lajkatares mund të jetë e nënvlerësuar, por ajo ka një paraqitje të mrekullueshme në natyrë, është e dobishme në kopshtet tuaja dhe plot shije në gatime.

Bima e familjes botanike Tropaeolum majus njihet ndryshe si Lajkatarja e Kopshtit, por edhe si Përqarku mjekësor.

Ajo rritet mjaft lehtë në forma dhe zgjatime të ndryshme.

Lajkatarja ka nevojë për kujdes minimal.

Në fakt ajo futet në radhët e bimëve të rralla që lulëzojnë edhe kur lihen pas dore.

Por ama nëse tregoni kujdes dhe e ushqeni me pleh organik të pasur, atëherë lajkatarja do të lulëzojë mrekullisht me gjethnaja të bollshme dhe lule.

Bima e lajkatares është plotësisht e ngrënshme.

Nëse e mbillni në kopsht, atëherë ajo do të shërbejë për të larguar dhe mbrojtur bimët e tjera nga insektet e padëshiruara.

Bima e Lajkatares në Shtëpi
Farat e lajkatares mund t’i gjeni mjaft lehtë në farmaci bujqësore, por edhe duke i marrë nga bimët që rriten të egra apo në kopshte.

Nëse jetoni në rrethe me klimë të ftohtë, lajkataren duhet ta mbillni në pranverë dhe në verë, ndërsa nëse jetoni në vende me klimë të ngrohtë, mund ta mbillni në çdo kohë./Agroweb

Read Previous

Refugjatët ukrainas në Poloni drejt shifrës tre milionë

Read Next

Rrahjet e zemrës nga kafja, a duhet të shqetësoheni?