Lajçak për “Ballkanin e Hapur”: BE-ja mbështet çdo iniciativë të bazuar në standardet evropiane

Duke iu përgjigjur pyetjes se si e sheh Bashkimi Evropian “Ballkanin e Hapur”.

I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka folur në lidhje me atë se si e sheh Bashkimi Evropian “Ballkanin e Hapur”.

Ai u shpreh se BE-ja mbështet çdo iniciativë e cila është gjithëpërfshirëse, nuk përjashton askënd dhe bazohet në standardet evropiane, shkruan Vijesti.

Lajçak po merr pjesë në Samitin për Demokracinë në Evropën Juglindore, i cili po mbahet në Budva.

Ndryshe, në Samit marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

/KlanKosova/

Read Previous

Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Read Next

​11 milionë euro në vit shpenzimet e efekteve anësore të ndotësve të ajrit në Kosovë