Ky shtet goditet nga një valë e re e të nxehtit, temperatura deri në 41ºC

Creator: Alex Proimos Copyright: Creative Commons

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më i nxehti në 15-20 vitet e fundit, sipas “Euronews”.

Temperaturat minimale variojnë nga 16 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale variojnë nga 28 deri në 41 gradë Celsius.

Rajonet veriore të Portugalisë, Viana do Castelo, Braga, Porto, Vila Real dhe Bragança, janë sërish subjekt i një alarmi të kuq të të nxehtit.

“Alarmi i kuq, shkalla më e lartë, është lëshuar për shkak të vazhdimësisë së temperaturave maksimale jashtëzakonisht të larta, përveç bregdetit”, sipas Institutit Meteorologjik Portugez (IPMA).

Gushti mund të jetë më i nxehti në 15-20 vitet e fundit, në terma të përgjithshëm, veçanërisht për sa i përket temperaturave minimale, por edhe për sa i përket temperaturave maksimale.

Duke filluar nga 10 gushti, Portugalia do të përjetojë një rritje të mëtejshme të temperaturave.

Portugalia ka hyrë në një gjendje gatishmërie për shkak të rrezikut të lartë të zjarreve në ditët në vijim.

“Në Lisbonë parashikohen temperatura mbi 35 gradë Celsius deri në 50 ditë në vit”, sipas një grupi ekspertësh. /ATSH/-

Read Previous

Messi-Barcelona: Katër vite nga lamtumira që tronditi botën e futbollit

Read Next

Denoncuesi i OceanGate trondit: ‘Njerëzve iu shitën gënjeshtra për Titanin’