Ky është trajneri i muajit në Premier Ligë

Sean Dyche e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të muajit prill në Premier Ligë.

Dyche pa skuadrën e tij të regjistronte katër fitore dhe një barazim gjatë muajit prill, për t’i siguruar qëndrimin në Premier Ligë skuadrës së Evertonit, raporton KosovaPress.

Evertoni mbajti katër porta të paprekura gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë këtu një kundër Liverpoolit, të cilin e mposhti 2:0 në derbin e Merseyside në “Goodison Park” për herë të parë pas 14 vitesh.

Dyche e fiton këtë çmim për herën e tretë në karrierën e tij, ku e ka fituar në të kaluarën me Burnleyn në mars të vitit 2018 dhe në shkurt të vitit 2020.

Ai është trajneri i parë i Evertonit që e fiton çmimin në fjalë që nga Carlo Ancelotti në shtator të vitit 2020.

Dyche kryesoi listën me më së shumti vota, që përfshinte edhe trajnerët e njohur si Mikel Arteta dhe Pep Guardiola. /kp

Read Previous

Gjenden të vdekura dy ukrainase në Tiranë

Read Next

Pse është e paligjshme të fotografosh Kullën Eiffel gjatë natës, por jo gjatë ditës?