Gjenden të vdekura dy ukrainase në Tiranë

Dy shtetatese ukrainase janë gjetur të pajeta në kryeqytet. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35. Dy gratë nga Ukraina, njëra 25 vjeç dhe tjetra 40, u gjetën pa shenja jete në një banesë në Rrugën e Dibrës. 

Dyshohet se dy ukrainaset e kanë humbur jetën për shkak të një mbidoze ekstazie. 

Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a2news/

Read Previous

Pagat minimale në Evropë

Read Next

Ky është trajneri i muajit në Premier Ligë