Kuvendi miratoi Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021

Në seancën e sotme Kuvendi i Kosovës ka hedhur në votim shqyrtimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Ky projektligj është miratuar me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Armend Muja, tha se buxheti për vitin 2021 është parashikuar të jetë 2.4 miliardë euro.

“Ky projektligj parasheh 34 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë, 60 milionë euro për transfere, 12 milionë euro për bujqësi. Ne mendojmë që balancimi i buxhetit të jetë i nevojshëm”, ka thënë Muja.

Kujtojmë se Kuvendi sot ka bërë shqyrtimin e dytë të këtij projektligji./GazetaSinjali

Read Previous

Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Vaksinohuni

Read Next

Rrëfimi i kryefamiljarit që i vdiqën gruaja dhe vajza në aksidentin në Kroaci