Kush janë tri familjet më të pasura në të gjithë botën?

Ndërmarrjet e suksesshme të biznesit janë çelësi i pasurisë së familjeve më të pasura në botë. Sipas një renditje të të dhënave të Bloomberg të botuara në Visual Capitalist, tre familje amerikane kryesojnë renditjen e më të pasurve në botë.

Në vendin e parë dhe të dytë janë The Waltons dhe familja Mars që merren me mallra të konsumit, ndërsa Kochs në vendin e 3 është më shumë një klan industrialist.

Pasuritë e familjes Walton siç shihet dhe në tabelën e mëposhtme është 215 miliardë dollarë, ndërsa familja Mars ka një pasuri prej 120 miliardë dollarësh nga perandoria e tyre e markave të tilla si Milky Way, Snickers, M & M’s, Twix dhe Wrigley çamçakëz.

Ndërsa familja mbretërore që sundon Arabinë Saudite është familja më e pasur e monarkëve në botë, kryesisht për shkak të rezervave të mëdha të naftës në vendin e tyre.

Familja Ambani, pronarë të konglomeratit Reliance Industries, vjen në vendin e 5 me një pasuri prej më shumë se 81 miliardë dollarë.

Markat luksoze franceze Hermès dhe Chanel gjithashtu vendosën pronarët e tyre në top 10, ndërsa të pasurit e Gjermanisë familja Boehringer / Von Baumbach qëndrojnë në vendin e 9 dhe janë pronar të kompaninë farmaceutike Boehringer Ingelheim, ndërsa familja Albrecht në vendin e 10 është e famshme për dyqanin e tyre me zbritje./lajme.a

Read Previous

Tre opsionet e Real Madridit per stolin

Read Next

Diskutime të ashpra mes Gashit, Muratit dhe Bogujevcit