Kusari-Lila: Jam shumë optimiste se rezultati mund të ndryshojë

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur optimiste për rezultatin e balotazhit të 14 nëntorit.

Në një intervistë për Klan Kosova, Kusari-Lila tha se këtë periudhë katërjavëshe e sheh si një mundësi të artë për të bërë çdo gjë që nuk është arritur për 1 muaji gjatë fushatës.

“Të gjithë do donim që të kryhej në raundin e parë, po flas për Lëvizjen Vetëvendosje dhe vet si kandidate. Është periudhë kohore e cila na jep mundësinë që tutje të vazhdojmë me shpalosje të programit dhe biseda e kontakte të drejtpërdrejta. Fushata ka qenë korrekte në përgjithësi, kësaj radhe është diskutuar konkretisht për pikat e programit në të gjitha nivelet, rajonet dhe lagjet e Gjakovës”.

“Është vërejtur që kryetari aktual Ardian Gjini ka pasur një tendencë të vazhdueshme të marrjes së meritave për projektet madhore që nuk kanë qenë të tij ose të kohës së tij, ndërsa foksumi im në punën në nivelin qendror ia ka lënë mundësinë që të ketë manipulime të vazhdueshme”.

“Këtë katërjavësh e shoh si një mundësi të artë për të vënë çdo gjë që s’kemi arritur brenda një muaji, jam shumë optimiste për rezultatin përfundimtar të 14 nëntorit”, tha ajo.

Read Previous

Vritet një person në Batllavë, arrestohet i dyshuari

Read Next

Ministrat e BE-së pritet të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor