Kusari-Lila: Asociacioni bëhet vetëm sipas Kushtetutës

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila është shprehur e bindur se Asociacioni mund të formohet por vetëm sipas Kushtetutë së Kosovës.

Kusari-Lila ka shtuar se marrëveshjet e arritura më Serbinë, e që sipas saj, kanë peshë më të madhe nuk janë duke u zbatuar nga shteti serb.

“Është thënë shumë herë janë parime të pa ndryshuara për pozitën, por besoj edhe për të gjithë në Kosovë, mbi se çfarë duhet që të bazohet një statut i asociacionit dhe është në të gjitha argumente të cilat lidhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me letrën e Mogherinit, me mendimin dhe rikonfirmim e kritereve nga ShBA-të. Asgjë tjetër nuk mund të vije as në konsiderim njëjtë sikur se nuk ka ardhur edhe propozimi i ekipit menaxhues, i cili u shkarkua”, tha ajo.

Ajo përmendi marrëveshjen për energjinë, që sipas saj, Kosovës po i kushton me miliona euro, ku bëri thirrje që zbatimi të fillojë sa më shpejt në mënyrë që të ketë normalizimi me furnizim dhe me faturim në veri të vendit.

“Gjithashtu është edhe një situatë në të cilën marrëveshjet të tjera kanë peshë tepër të rëndësishme edhe për ne si shtet edhe për qytetarët e Republikës të cilat nuk po zbatohen dhe për të cilat Serbia ka përgjegjësi të madhe. Shumë herë dhe në plotë raste përmend marrëveshjen me energjinë, e cila po i kushton shtetit me miliona euro dhe asgjë më pak rëndësishme nuk është fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje dhe normalizimi me furnizim natyrisht edhe me faturim në veri se sa çështjet tjera”, tha ajo.|EO/

Read Previous

Sonte përfundon sezoni në Serie A

Read Next

Sulmohet vetura e Policisë në Leposaviq, nuk janë indentifikuar të dyshuarit