Kurti uron qytetarët: Muaji i Ramazanit sjelltë paqe për secilin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar besimtarët me rastin e muajit të Ramazanit.

Kurti në një postim në Facebook uron që muaji i mëshirës dhe mirësisë të sjellë paqe dhe lumturi në zemrën e secilit.

“Me fat muaji i Ramazanit!

Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.

Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë.Reklama

Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret myslimane për Ramazanin!

Agjërim të lehtë e të pranuar.

Paqja qoftë mbi ju!”, shkruan Kurti. 

/Telegrafi/

Read Previous

Blinken: Marrëveshja e Ohrit i hap rrugë njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së

Read Next

Parlamenti Evropian voton edhe sot lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën