Kurti takoi nënsekretarin italian, flasin për raportet mes dy vendeve dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Nënsekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova.

Sipas njoftimit për media thuhet se duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Italisë për vendin tonë.

“Duke vlerësuar Italinë si partner dhe aleat edhe në BE dhe NATO, kryeministri vlerësoi kontributin dhe ndihmën e Italisë për Kosovën, dhënë nëpërmjet Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ai theksoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve dhe gatishmërinë për tërheqje të investimeve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Nënsekretari italian i Shtetit, falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen.

Duke biseduar për indikatorët pozitiv ekonomik, të dy u pajtuan se demokracia është mënyra më e mirë për të arritur rritje ekonomike.

Della Vedova përgëzoi kryeministrin për pozicionimin e qartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Në takim u theksua domosdoshmëria e parandalimit të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Read Previous

Mehaj: Vendimet e Samitit të NATO-s në Madrid, shpresë për botën e lirë dhe demokratike

Read Next

Distria Krasniqi siguron medaljen, kalon në finale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”