Mehaj: Vendimet e Samitit të NATO-s në Madrid, shpresë për botën e lirë dhe demokratike

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se vendimet që pritet të dalin nga Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid, janë shpresë për botën e lirë dhe demokratike.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka shkruar se ka ardhur koha për concept të ri strategjik të NATO-s.

“Koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global, si dhe përcaktimin dhe realizimin e plotë të detyrat politike dhe ushtarake të NATO-s”, ka shkruar ai.

“Koha për të emëruar qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euro-atlantike, aty ku natyrshëm është edhe Kosova dhe populli i saj”.

Tutje, ka thënë se Republika e Kosovës, institucionet, populli dhe ushtria e saj besojnë në vlerat euratlantike dhe garantueses së saj, NATO-së.

“Republika e Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara. Rrugëtojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale. NATO i duhet Kosovës! Kosova i duhet NATO-s!”, ka përfunduar Mehaj.

Të martën ka nisur Samiti treditor i NATO-s ku në rend dite, vendet e Aleancës kanë çështje të rëndësishme për diskutim. Në këtë samit, që mbahet në Madrid të Spanjës, pritet të përcaktohet drejtimi strategjik i NATO-s për dekadën e ardhshme.

Në mesin e temave që po diskutohen janë ndikimet e pushtimit rus të Ukrainës, realiteti i ri i sigurisë në Evropë dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/

Read Previous

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova: Jemi gjykatë e hapur dhe transparente

Read Next

Kurti takoi nënsekretarin italian, flasin për raportet mes dy vendeve dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë