Kurti takohet me ambasadorin francez, diskutojnë mbi bashkëpunimin në arsim dhe teknologjinë e informacionit

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka biseduar rreth nismave dhe bashkëpunimeve të mundshme në fushën e arsimit e teknologjisë së informacionit.

Në një komunikatë për media thuhet se në takim u bisedua edhe mbi mundësitë që ofron Kosova dhe planet në zbatim të Qeverisë në sektorin e energjisë, përkatësisht në atë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Gjatë bisedës, u trajtuan edhe temat e zhvillimet aktuale, që përfshijnë mbarëvajtjen e deritanishme të procesit të konvertimit të targave ilegale dhe regjistrimit të veturave me targa RKS dhe procesi që parashihet me udhëzimin administrativ për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri. /KosovaPress/

Read Previous

SHFMU “Pjetër Bogdani” nga Damjani fiton garat komunale në ping pong për vajza dhe djem

Read Next

Qytetarët e Gjakovës kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe