Kurti: Serbia po egërsohet, pasi që Kosova po bëhet më e fortë

Për Albin Kurti, kryeministrin e Kosovës sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, ajo aq më shumë po egërsohet.

Deklarata e tij ka ardhur si reagim kundër vendimit të Qeverisë së Serbisë që të intonohet himni serb në fillim të vitit shkollor në të gjitha shkollat në Serbi, përshirë edhe ato shqipe në Luginën e Preshevës.

“Është një lloj agresiviteti i shtuar i Serbisë. Duhet kuptuar përbrenda dobësimit të saj në përgjithësi. Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik. Angazhohet për gjithë qytetarët pa dallim, por edhe për shqiptarët në Serbi. Shqiptarët që janë nën Serbi ata janë të diskriminuar, dëshmitar për këtë ishte edhe delegacioni ynë që vizitoi Luginën këtë javë”, ka thënë Kurti.

Sipas të parit të ekzekutivit Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet demokratike më i fuqishëm dhe më i pavarur, e një gjë e tillë po dëshmohet përmes reciprocitetit.

“Siç e ka thënë poeti i famshëm Esat Mekulli, zullumi këputet prej s’trashi. Ky zullum i shtuar i Serbisë që bëhet madje edhe vet mbi serbët në Kosovë, po i vjen fundi”, ka deklaruar Kurti.  /Albanianpost.com

Read Previous

Osmani reagon pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me Iranin: Dënojmë fuqishëm sulmin kibernetik

Read Next

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka fituar bindshëm ndaj ekipit polak UNGENTIUM