Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së seancës së Kuvendit ka deklaruar se po vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit.
Kurti ka theksuar gjithashtu se deputetët e opozitës duhet të marrin pjesë në seancë, duke e cilësuar këtë si obligim kushtetues.
“Po bëjmë përpjekje dhe po shohim nëse deputetët e opozitës do të vijnë, pasi ata e kanë detyrim kushtetues të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë”, është shprehur Kurti.
Kurti nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente. /RTKlive