Kurti për marrëveshjen me Serbinë: Kemi ndalur gjakderdhjen financiare në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën që po mbahet në Kuvend ka folur për marrëveshjen e energjisë që u nënshkrua dje në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë, e të cilën e kishte kundërshtuar sa ishte në opozitë, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti tha se marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 nuk janë të mira, por i kanë trashëguar, prandaj la për të kuptuar se po vepron pa vullnet, por sipas tij nga nevoja.

“Problematikë e trashëguar. Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur. Po e bëjmë më të mirën me krejt çfarë dimë e çfarë mundemi me atë çfarë kemi trashëguar. Po e ndalim në gjakderdhje financiare në atë pjesë të vendit. A janë të mira marrëveshjet të vitit 2013 dhe 2015? Nuk janë të mira. Siç kam thënë atëherë them edhe sot. Ato nuk ishin marrëveshje të mira. Ato i trashëguam dh i gjetëm. Ka një mori që s’i bëj me vullnet dhe dëshirë, por nga nevoja dhe përgjegjësia. Gjendja në terren është më e keqe se marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015″, tha Kurti.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për çështjen e energjetikës gati një dekadë më parë, përkatësisht në shtator të vitit 2013 dhe ishte konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por nuk është zbatuar asnjëherë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Mushkonjat pickojnë më shumë këta 4 lloje njerëzish

Read Next

​Osmani në Bruksel: Mbështetja nga PE garanci për rrugën evropiane të Kosovës