Kurti: Në Bruksel u arrit dakordim për të pagjeturit, mungojnë vetëm nënshkrimet – Serbia s’është e gatshme

Kryeministri Albin Kurti  ka bërë të ditur se në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi kishin rënë dakord për një marrëveshje për të pagjeturit, por se Beogradi nuk ishte i gatshëm.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se më 18 gusht të këtij viti ishin punuar dy faqe tekst për të pagjeturit dhe se mungojnë aty vetëm nënshkrimet e palëve.

“Me datë 18 gusht është edhe një zhvillim që nuk përmendet sot për marrëveshjen për të pagjeturit. Jemi dakorduar, janë dy faqe tekst, mungojnë vetëm nënshkrimet”.

“Unë isha i gatshëm u dakoorduam, kur vjen puna për nënshkrim unë jam i gatshëm, Serbia nuk është. Kjo askund nuk përmendet”,ka thënë Kurti.

/KlanKosova/

Read Previous

​Kurti: Tani s’është koha për ambicie të vogla, por për hapa të mëdhenj

Read Next

​Këshilli Prokurorial i Kosovës e Dogana e Kosovës me memorandum bashkëpunimi