​Kurti: Tani s’është koha për ambicie të vogla, por për hapa të mëdhenj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale për marrëveshje për targat, megjithatë, shtoi se tani nuk është koha për ambicie të vogla, por hapa të mëdhenj.

Kurti, në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë, tha se plani franko-gjerman është një propozim serioz dhe duhet të merret seriozisht, por sipas tij, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borell, braktisi të njëjtin.

“Ne kemi qenë të gatshëm që faza e dytë të suspendohet dhe Serbia të mos lëshojë targa ilegale. Në këtë mënyrë të krijojmë hapësirën për një negocim intensiv për marrëveshjen finale deri në mars 2023. Mirëpo, kjo u braktis nga Borrell”, tha ai. /KosovaPress

Read Previous

Federata gjermane me veprime ligjore ndaj FIFA-s, kjo është arsyeja

Read Next

Kurti: Në Bruksel u arrit dakordim për të pagjeturit, mungojnë vetëm nënshkrimet – Serbia s’është e gatshme