Federata gjermane me veprime ligjore ndaj FIFA-s, kjo është arsyeja

Federata gjermane po shqyrton marrjen e masave ligjore kundër FIFA-s për t’i dhënë fund ndalimit të mbajtjes së shiritave LGBTQ “One Love” gjatë Kampionatit Botëror në Katar.

Anglia, Gjermania dhe pesë skuadra të tjera evropiane braktisën planet për të mbajtur shiritat ‘Onelove’ me ngjyra ylberi për shkak të kërcënimit të masave disiplinore të shtëpisë  së futbollit botëror, që do t’i shihte lojtarët që mbanin shiritin e krahut me shuam ngjyra.

Shiritat në krahë ishin parë si një protestë simbolike kundër ligjeve në Katarin pritës të Botërorit, ku homoseksualiteti është i paligjshëm.

FA gjermane po shqyrton marrjen e masave ligjore kundër FIFA-s për t'i dhënë fund ndalimit të mbajtjes së shiritave LGBTQ 'OneLove' gjatë Kupës së Botës në Katar. Në foto: Harry Kane i Anglisë shihet duke mbajtur shiritin në krahë në fotografitë promovuese përpara Kupës së Botës

Tani, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Sport (CAS) lidhur me ndalimin e FIFA-s, e cila vetëm sa ka shtuar kritikat më të gjera për vendimin e saj për t’i dhënë Katarit Kupën e Botës.

“FIFA na ka ndaluar të tregojmë diversitet dhe të drejtat e njeriut”, deklaroi një zëdhënës i DFB për Welt. (FIFA) e kombinoi këtë me kërcënime masive për sanksione sportive pa i specifikuar ato. DFB po kontrollon nëse ky veprim i FIFA-s ishte i ligjshëm”.

DFB do të shpresojë që veprimet ligjore do të anulojnë vendimin e FIFA-s për të ndaluar shiritin në kohë për të lejuar kapitenin Manuel Neuer ta mbajë atë kur kombëtarja gjermane të përballet me Spanjën të dielën – pa marrë masa ndëshkuese. /Telegrafi/

DFB do të shpresojë që veprimet ligjore do të anulojnë vendimin e FIFA-s për të ndaluar shiritin në krahë në kohë për të lejuar kapitenin Manuel Neuer (në foto në stërvitje të shtunën) ta veshë atë kur kombëtarja gjermane të përballet me Spanjën të dielën - pa marrë karton të verdhë.

Read Previous

Zyrtare: Guardiola vazhdon të ardhmen me Cityn

Read Next

​Kurti: Tani s’është koha për ambicie të vogla, por për hapa të mëdhenj