Kurti mbrëmë takoi Sorensenin, çka biseduan?

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, mbrëmë priti në darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit, në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave. Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm Sorensen biseduan edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme. /KosovaPress/

Read Previous

Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti pranon raportin final – institucionet dështuan në trajtimin e rastit

Read Next

Infantino: Irani do të luajë me siguri në Kupën e Botës