Kurti: Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shpërndarë një postim të ministres Artane Rizvanolli, për projektin për rehabilitimin e kanalit të Ibër Lepencit.

Kurti ka shkruar se kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë, shkruan Reporteri.net.

“Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike. Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ministrja Rizvanolli më 31 korrik shkroi  në Facebook se projekti për rehabilitimin e kanalit (në vlerë 13 milionë euro) është afër përfundimit.

“Kanali prej 49km është me rëndësi jetike për furnizim me energji, ujë të pijshëm e ujitje për bujqësi. Nga 20km të pjesës së hapur të kanalit, 10km ku kishte më shumë nevojë tashmë po rehabilitohen përmes projektit të Ibër Lepencit me Bankën Botërore, përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Rizvanolli./reporteri/

Read Previous

FBI-ja hoqi emrin e Trumpit nga dosjet e pedofilit Epstein

Read Next

Murati: Qarkullimi i bizneseve për 6 muajt e parë të 2025-tës ka shënuar rekord prej 10.7 miliardë eurove