Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për trajnimet dhe planifikimet që i po i bëjnë grupet terroriste në krye me Milan Radojçiq në afërsi të kufirit me Kosovën, duke thënë se planet për sulme kanë qëllim destabilizimin e situatës, megjithatë theksoi se terrorizmi është sfidë për vendin tonë por nuk ka kurrfarë gjasash të triumfojë në një shtet demokratik siç është Republika e Kosovës.
Kurti në një konferencë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të Komunës së Zubin Potokut, me qëllim marrjen e vilës se Radojçiq në brigjet e liqenit të Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak zgjedhjeve në Serbi.
Kurti theksoi se Milan Radojçiq po vazhdon përgatitjet për sulmet tjera në Kosovë, bashkë me disa pjesëtarë të organizatës terroriste të mbrojtjes civile, të cilët po paguhen rreth 2 mijë euro në muaj.
“Pas sulmit terrorist dhe kriminal, Milan Radojçiq u lirua nga Gjykata Serbe në kohë rekorde. Ai tash po vazhdon përgatitjet për sulmet tjera në vendin tonë bashkë me disa pjesëtarë të organizatës terroriste mbrojtjes civile. Radojçiq është duke mbajtur takime të rregullta me zyrtarë të lartë te shërbimit sektet serb BIA. Ambientet e firmës ‘Jabllanovica’, në Rashkë, ngjashëm me ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radojçiq dhe grupi i tij…Paramilitarët e Radojçiq po strehohen në objektet që ai ka në pronësi në këtë park turistik dhe përveç akomodimit, anëtarët e grupit terroriste paguhen rreth 2 mijë euro në muaj”, potencoi Kurti.
Përveç këtyre, Kurti theksoi se gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të Komunës së Zubin Potokut, me qëllim marrjen e vilës se Radojçiq në brigjet e liqenit të Ujmanit, për çka tha se këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak zgjedhjeve në Serbi.
Ai potencoi se një grup prej 80 personash të larguar nga Kosova, kanë vazhduar ushtrimet në poligonin Simovnik në afërsi të Rashkës, derisa shtoi se aty ushtria serbe kryen ushtrime të ndryshme, përfshirë edhe gjuajtjes me tanke.
“Një grup prej 80 personash, të gjithë të larguar nga Kosovës kanë vazhduar ushtrimet në poligonin Simovnik në afërsi te Rashkës. Ky poligon për nga madhësia renditet menjëherë pas atij në…?dhe aty ushtria serbe kryen ushtrime ushtarake të ndryshme, përfshirë edhe gjuajtjes me tanke…Trajnimet drejtohen nga ushtarakë të trajnuar serbe të cilët kanë grada të larta si gjeneral, kolonel e nënkolonel dhe qe kanë njohuri shumë të mira për Kosovën pasi që mbase edhe kanë shërbyer në ushtri edhe gjatë kohës se luftës tek ne…Gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifikime qe të kryhet një sulm në drejtim të Komunës së Zubin Potokut me qëllim marrjen e vilës së Radojçiq në brigjet e liqenit të Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak zgjedhjeve në Serbi”, tha Kurti.
Kurti tha se në poligonin e ushtrisë serbe në Peshter, kanë filluar ushtrimet e një grupi terrorist që kanë qenë pjesëmarrës edhe në sulmin terrorist në Banjskë. Sipas tij, ky grup kishte planifikuar sulme ndaj Policisë së Kosovës, pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi në lokacione kufitare që lidhen me rrugën kufitare alternative.
“Ndërkaq, në poligonin e ushtrisë serbe në Peshter, i cili gjendet afër Sienicës në rajonin e Sanxhakut kanë ti filluar ushtrimet e një grupi prej 60 pjesëtarë të grupit terrorist mbrojtjes civile të cilët kanë qenë pjesëmarrës edhe në sulmin terrorist në Banjskë dhe vlerësohen si personat më re besueshëm të Radojçiq dhe shtetit serb. Ky grup kishe planifikuar sulme ndaj policisë tonë, pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi në lokacione kufitare qe lidhen me rrugën kufitare alternative”, theksoi Kurti.
Ndër të tjera, Kurti derisa foli për përgatitjet e strukturave terroriste dhe paramilitare serbe, për sulme tjera në Kosovë, potencoi se ato kanë lidhje direkte me strukturat e shtetit të Serbisë.
Ai theksoi se planet për sulme synojnë destabilizimin e situatës.
“Tashmë është e qartë që asnjë sulm nuk mund të kryhet pa urdhrin e krerëve të Serbisë. Ata shkaktojnë këto sulme të cilët janë të përgatitura prej tyre e të cilave ua caktojnë kohën dhe urdhërojnë marrjen e masave të sigurisë sipas interesave e planeve të tyre, e mbase edhe të Rusisë. Planet për sulme synojnë destabilizimin e situatës. Institucionet e Kosovës në bashkëpunim të afërt me aleatët tanë, po angazhohet për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët pa dallim….terrorizmi është sfidë për ne por nuk ka kurrfarë gjasash të triumfojë në një shtet demokratik siç është Republika e Kosovës. Kur dëgjohet ky rrëfim natyrisht që ngjan i zymtë por i tillë është realiteti i fqinjit tonë, i cili paraqet edhe kërcenim për neve”, tha ai, duke shtuar se të gjitha këto plane janë të destinuara të dështojnë, pasi terrorizmi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ndal edhe një herë te sulmi terrorist i 24 shtatorit, duke thënë se kishin për qëllim aneksimin e pjesës veriore dhe ishin direkt të mbështetura nga shteti i Serbisë.
Ai shtoi se kanë ofruar fakte të mjaftueshme se Serbia qëndron prapa sulmeve, derisa theksoi se institucionet dhe zyrtarët tanë janë sulmuar 114 herë në veriun e vendit. Sveçla edhe një herë përshkroi të gjitha zhvillimet e sulmit terroristë të 24 shtatorit, duke treguar rrugën që kanë ndërtuar grupet terroriste për të hyrë në Kosovë, sulmin e parë ku mbeti i vdekur polici i Kosovës, automjetet dhe veturat mbështetëse për grupin terroristë.
“Kjo është fotografia e parë e marrë nga kamerat e bujtinës së Mannastirit dhe në këto video shihen edhe sulmet nga bujtina drejt Policisë së Kosovës. Kjo është një dëshmi e re ku shihet se me anë të dronit ata në vazhdimësi kanë vëzhguar pozicionin e policisë së Kosovës në momentin kur tanimë sulmi kishte ndodhur. …Kjo po ashtu është një dëshmi tjetër ku shihet mitralozi 30 mimlimetërsh, i gjithë historiku i Mitrolozit, herën e fundit ka qenë në Kaqak, në ndërtesën e ushtrisë…Nga këto incizime si pjesë e trajnimit është identifikuar edhe Milan Radojçiq. Këto janë foto nga ekzaminimi i dronit të sekuestruar, ku shihen në nga Pasuljanske, automjetet e njëjta të cilat janë zënë Banjskë me 24 shtator. Këto janë hartat e përdorura që dëshmojnë planet e tyre ushtarake lidhur me krijimin e korridorit për aneksimin e veriut të Kosovës“, tha ai.
Sveçla dha detaje edhe për tre terroristët e neutralizuar më 24 shtator të këtij viti, si dhe emrat e pjesëtarëve tjerë të grupit terroristë që morën pjesë në trajnime në Pasuljanske dhe në sulmin e 24 shtatorit.
“Tashmë një pjesë e madhe e tyre janë identifikuar, për ata po vazhdon procedimit Mialn Radojç, Vladimir Radojeviq-Mami, telefonat e të cilit janë gjet në vendin ku është bërë inicimi i minës anti personale që ka vrarë zyrtarin Afrim Bunjaku dhe ja ku shihet në shoqërimin e Mialn Raodjqiqit në momentin e parë kur ne e kemi identifikuar këtë grup terroristë. Edhe ky Ugljesa Jarediq është identifikuar, është pjesëtar i mbrojtjes civile po ashtu ish komandanti i njësisë për reagim të shpejt në rajonin e Mitrovicës së Veriut për Policinë e Kosovës, i cili është dorëhequr pak para dorëheqjes së pjesëtarëve tjerë nga kjo zonë. Vladimir Andiq. Kjo lidhet me çështjen e këtij pozicionimi në hartë, në telefonin e tij dëshmohet pjesëmarrja e tij në ushtrimet në Pasuljanske, përmes GPS-së së telefonin të tij. Siç po e shini shumica e të identifikuar janë pjesëtarë të Mbrojtjes Civile apo Brigadës Veriore, të dy këto organizata të shpallura terroriste. Në këtë rast në shtëpinë e tij janë, pas bastisjeve janë zbuluar gjithë ky arsenal i armëve. Iu kujtohen këta mjetet eksplozive të sofistikuara por edhe pjese e eksplozivëve dhe minave të cilat kanë qenë të përdorura në barrikadë, kur policia e Kosovës t’i largoj kamionët e vendosur në barrikadë.“, tha ai.
Ai dha detaje edhe për sulme tjera që ndodhën në veri gjatë këtij viti ndaj policisë, KFOR-it. /KosovaPress/