Kur do të zhvillohet takimi i radhës Kurti-Vuçiç

Ambasadori i Francës Oliver Guerót në një intervistë për Gazetën Express ka zbular se takimi ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq pritet të ndodhë në fillim të muajit shtator apo siç ka thënë ai vitit të ri shkollor.

Këtë ai e ka konfirmuar duke u përgjigjur në pyetjen e Gazetës Express se cili është qëndrimi francez për një konferencë ndërkombëtare.

“Në këtë fazë, një takim i ri i nivelit të lartë ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Serbisë duhet të organizohet në fillim të vitit shkollor, por i takon lehtësuesit evropian, z. Lajçak, të vlerësojë ritmin e duhur të bisedimeve. Ne kemi besim të plotë tek ai”, ka thënë Guerót.

Në takimin e radhës ndërmjet Kurtit e Vuçiq pritet të jetë në agjendë çështja e zbatimit të aneksit të Ohrit apo të sekuencimit sic po thuhet në gjuhen e bisedimeve të Brukselit. Pala kosovare e akuzuar Lajçakun se ka përgatitur dokument të njëanshëm për këtë çështje. /Gazeta Express/

Read Previous

Morawiecki: Pjesëtarë të Wagnerit mund të paraqiten si migrantë për të hyrë në BE

Read Next

Broja dëshiron të luajë, sulmuesi kuqezi pret ftesë nga Pochettino