Si teknologjia e huazuar nga kriketi shpëtoi golin gati rekord të Suedisë në Kupën e Botës 2026
Një nga skuadrat favorite për të fituar trofeun e Botërorit, Spanja do të nisë turneun me debutuesin Kepi i Gjelbër sot në orën 18:00.
Spanjollët e drejtuar nga Luis de la Fuente vijnë në këtë aktivitet me një brez të talentuar lojtarësh që premtojnë spektakël.
Për Kepin e Gjelbër që pavarësinë nga Portugalia e arriti në 1975 pjesëmarrja në një Botëror është historike, por çdo hap përpara në fazën finale do të ishte një mrekulli.
Në mesnatë do të jetë ndeshja tjetër e Grupit H, Arabia Saudite – Uruguaj.
Përfaqësuesja arabe nuk ka kaluar fazën e grupeve që nga debutimi i saj në vitin 1994, që u zhvillua pikërisht në SHBA. Uruguaji ka fituar të vetmen sfidë në një Botëror me Arabinë Saudite në një fazë finale të Botërorit në turneun e 2018.
Në Grupin G Belgjika do të luajë me Egjiptin në orën 21:00. Skuadra afrikane edhe pse ka disa pjesëmarrje në Kupën e Botës ende nuk e ka fituar 1 ndeshje.
Në anën tjetër pavarësisht se po përgatitet për Botërorin e 15 të saj Belgjika nuk ka ende një trofe.
Sfida tjetër e këtij grupi është Iran – Zelandë e Re. Skuadra iraniane vjen në këtë turne pas polemikave dhe tensione për bojkot të turneut. /tvklan.al