Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kullat ikonike mesjetare të Katedrales Notre-Dame në Paris janë rihapur për publikun, gjashtë vjet pasi një zjarr masiv shkatërroi pjesë të monumentit historik dhe detyroi mbylljen e tij, raporton BBC.
Pjesa qendrore e katedrales u rihap në dhjetor 2024, por ka dashur më shumë kohë që kullat binjake të Notre-Dame të jenë përsëri të arritshme për vizitorët.
Një projekt i madh restaurimi është zhvilluar gjatë viteve të fundit për ta rikthyer katedralen në lavdinë e saj të mëparshme, pasi pjesë të saj u dëmtuan ndjeshëm gjatë zjarrit të vitit 2019.
Presidenti francez Emmanuel Macron të premten, më 19.09.2025, rihapi për publikun kullat e restauruara rishtas.
Katedralja ikonike në Paris, Notre Dame, zyrtarisht rihapi dyert e saj më 07.12.2024, pas zjarrit më 2019 që pothuajse shkatërroi tërësisht ndërtesën 861-vjeçare.
Pas zjarrit të vitit 2019, shumë shpejt u mblodhën pothuajse 1 miliard dollarë donacione nga e mbarë bota, duke dëshmuar se Notre Dame është një monument që tërheq vëmendjen e gjithë botës.
Para këtij zjarri, hera e fundit që katedralja pësoi dëme të mëdha ishte gjatë Revolucionit Francez. Ajo u mbijetoi dy luftërave botërore kryesisht e padëmtuar.
Katedralen e vizitojnë mbi 13 milionë turistë çdo vit. /BBC/Kallxo.com/