Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ja çka do të diskutohet

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën (26 shtator).

Mbledhja do të mbahet nga ora 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet mes tjerash edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Rendi i ditës:

I. Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,
  5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

/GazetaSinjali/

Read Previous

Semaforët në rrugën “Tirana” ende jashtë funksionit

Read Next

Parashikimi i motit për sot