Kryeministrja daneze: Evropa në situatën më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa është në “situatën e saj më të vështirë dhe të rrezikshme” që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, tha kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Duke kërkuar unitet, Frederiksen tha se të gjitha vendet evropiane u prekën nga “lufta hibride ruse”, qoftë përmes ndërhyrjeve me dronë apo sabotimit.

“Danimarka po përballet me kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi Rusia po përpiqet të dobësojë shoqëritë tona dhe të na përçajë”.

“Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë tani se ekziston një luftë hibride, dhe një ditë është Polonia, ditën tjetër është Danimarka, dhe javën tjetër ndoshta do të jetë dikush tjetër ku do të shohim sabotim ose… dronë që fluturojnë. Mendoj se jemi në situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore”, u tha ajo gazetarëve të martë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

Read Next

Edi Rama për Gjykatën Speciale: Ka dalë nga shinat, e tmerrshme që shpëtimtarët duhet të paraqiten aty